Kënga më madhështore e shpirtit njerëzorë

Bahri M.Gashi
(Me rastin e promovimit të librit “Monografi për Agim Ramadanin” Agimi i lirisë)

Jo çdokush dhe çdoherë ka privilegjin e duhur që të elaborojë, e aq më tepër të provojë të shprehë mendime rreth personalitetit dhe veprës sublime të heroit kombëtar Agim Ramadani, madje as unë, që dikur nga afër përjetuam ndjesinë e tij në frontin e gjerë të luftimeve në betejën e Koshares.

Në emër të veteranëve të Koshares

Me kënaqësi të posaçme e mora vëllimin e titujve nga bashkëshortja e heroit Agim Ramadani, znj.Shukrije Ramadani, të autorit Ibrahim Kadriu (përgatitës dhe anëtarë i këshillit botues me titull “Monografi për Agim Ramadanin” Libër monografik në kujtim të rënies heroike të Agim Ramadanit në Luftën e Koshares, me ç’rast isha i nderuar që më është kërkuar që edhe unë si veteran i luftës së Koshares në këtë përurim të kësaj vepre të shprehi mendimet dhe vlerësimet e mia dhe të jap sadopak këndvështrimin tim analitik të recensimit të kësaj vepre që po e promovojmë sot pikërisht me 11 prill në dymbëdhjetë vjetorin e shënimit, “Ditët e Shqipes” ku në altarin e lirisë bie për të mos vdekur kurrë heroi ynë kombëtar Agim Ramadani “KATANA”. Pra, sot me pietet të lartë përkujtojmë “ditëlindjen e vërtetë” dhe të dymbëdhjetë e Agimit në PËRJETËSI.

Nuk ka dyshim se sot jemi tubuar për njeriun e ringjalljes së përbotshme që ka tejkaluar përmasat tredimensionale; të njeriut të zakonshëm drejt mbinjerëzores, të ndritshmen artistike, dhe të bujshmen kombëtare siç thuhet në pjesën e tretë të vëllimit faqe 87 të autorit Shefqet Riza “vetëdijen e lartë intelektuale krahas parandjenjës së vdekjes”.

Në Pjesën e parë të dorëshkrimit autentik, pasqyrim real dhe faktografik, padyshim se e gjejmë “vargun postulat lirik” të heroit Agim Ramadani “Katanës”.

Mu shtershin sytë nëse pushoj,

Lirinë tënde me andrrue,

Mallkue qoftë gjaku im,

Nëse më vrasin pa luftue!

Me të drejtë konstatohet; citoj; “Parandjenjë e çuditshme, që tregon se e kishte të programuar flijimin”. Krahas betimit të tij: “... mallkue qoftë gjaku im, nëse m’vrasin pa luftue”, ishte edhe shkrimi me titull “Letra e pakryer”, letër e Agim Ramadanit, e gjetur brenda aq shumë shkrimeve të lëna, të cilat janë sjellë me mjaftë kujdes në tërësi në monografinë kushtuar Agim Ramadanit që po e promovojmë sot.

Në fletështesën pasuese të titulluar: “I prirë nga inteligjenca, burrëria dhe trimëria” Agim Ramadani, Ky emër poliedrik tashmë ka marrë të gjitha atributet për t’u bërë pjesë e faqeve më të reja të realitetit historik të Kosovës.

Një rëndësi e veçantë dhe përshkrim i detajuar i është kushtuar kompleksitetit dhe rrugës së lirisë dhe fazave të përgatitjes për luftë, operacionet paraprijëse të ditës D dhe intensitetin e lartë të përgatitjeve për fillimin e operacionit luftarak të luftës së Koshares në shkallë të gjerë.

Po ashtu në vijim figura e tij na paraqitet dinjitetshëm midis ndjesisë reale artistike të qindra letrave të shkruara në vend të prologut – Kushtrimi i Agimit etj.. Ai në mënyrë superiore na paraqitet duke u bërë më i veçanti në mesin e shokëve të parë të tij, të amanetit në rrugën e lirisë. Në kapitullin pasues në formë të pyetjes “Si e njihni Agimin” bashkëluftëtarët e tij të cilët veç e veç disa prej tyre në këtë monografi pas dymbëdhjetë vjetësh shprehin evokime të rëndësishme në shenjë nderi dhe respekti për figurën e Agim Ramadanit.

Monografia e Agim Ramadanit në vijim na dhuron po ashtu një album të veçantë dhe në shumësinë e fotografive të njohura, e sidomos ato familjare prezantohen për herë të parë që nga djalëria e re, mosha e re ushtarake, jeta artistike, nga bota e familjes së tij nën parandjenjën e fuqisë së këputur të dashurisë e deri te fotografitë emblematike të luftës për liri.

Pjesa e tretë dhe e fundit i kushtohet dimensionit artistik “Agimit në botën e poezisë” që përfshinë periudhën e hershme të artit poetik të viteve 1978, 79,1980, 81 për të vazhduar pa u ndalur së skalituri në pikturë dhe vargje të poezisë gjithçka që e rrethonte pran vetës së medituari, familjes së pa shijuar dhe lirisë së mohuar.

Mjeshtërinë e poezisë së AGIMIT, me plotë të drejtë e përkufizon edhe autori Ismail Syla në punimin e tij brenda librit të tretë “Hija ekzistenciale dhe gjumi filozofik” faqe 100/101 me titull "Patjetër do të vij". Është poezi për nënën, për shqetësimin e saj dhe për vetveten. Citoj; "Nëse nuk do të shihem/ Dhe na ndanë vdekja/ Jetoje jetën Nënë/ Patjetër do të vij/ Gjumi yt/ Do të bëhem".

Kjo poezi vërtet lirike, e ngrohtë dhe qetësuese. Ajo që e bënë të veçantë është vargu i fundit, që na sugjeron një gjendje qetësimi që del përtej natyrës fiziologjike të njeriut. "Gjumi yt" nuk është gjumë biologjik, shprehet autori, është gjumë filozofik, është tërë dëlirësia njerëzore, shpirti i përpunuar njerëzor i poetit, i piktorit, i njeriut, i luftëtarit që si natyrë e thellë dhe e lartë e shpirtit njerëzor shndërrohet në diçka jomateriale, sublime me cilësi të larta shëruese.

Materia e përmbledhur në tri vëllime është një pasqyrim real i përmasave unike dhe origjinale, të përplotësimit të natyrshëm jetës rinore e frymëzimit poetik, të pjekurisë artistike dhe të burrërisë patriotike të figurës së heroit kombëtar Agim Ramadani “KATANA” Andaj me të drejtë vlerësojmë mendimin se “Gjaku i njerëzve të mëdhenj është krenari e dhembjes krenare, është kënga më madhështore e shpirtit njerëzorë. Është Universalja e madhështisë!

Në përmbyllje të këtij promovimi mund të themi se autori Kadriu ka bërë përpjekje jashtëzakonisht të mëdha me mjeshtrin tij për të përmbledhur nektarin e njohurive për të shkruar një monografi origjinale dhe pa komplekse, kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani që në mënyrë kronologjike sipas metodologjisë shkencore të paraqes përpara lexuesit të zakonshëm personalitetin intelektual të tij shumëdimensional, përmasat unike të njeriut vizionarë, aspektin e mjeshtërisë së artit modern, aspektin e shpirtit luftarak e ushtarak, taktiko - operativ po ashtu edhe atë strategjik e ndërveprues, por pa harruar gjenialitetin edhe pendën e artë të tij, të një bashkëshorti dhe babai të ngrohtë nga largësia dhe brilant në afërsi. Pra si një figurë emblematike të ideimit dhe zbatimit të planit luftarak të heqjes me luftë të kufirit shqiptaro – shqiptarë, ku Lufta e Koshares dhe betejat e saj arritën të ngërthejnë mirëfillazi efektet e para serioze ushtarake, të karakterit tekniko - taktiko strategjik, politike e juridike dhe të historisë moderne të shqiptarëve me ç’rast nga Kosharja paralajmëruam çlirimin përfundimtar.

Në gjithçka që u tha më lartë për rëndësinë tri dimensionale të figurës së heroit tonë Agim Ramadani, para së gjithash, ndihemi krenarë si veteran që patëm rastin ta njohim paraprakisht dhe ta rinjohim nëpër flakët betejës në Rrasë të Koshares, andaj personalisht ndihem shumë i vogël për ta përshkruar veprën e madhe të Agim Ramadanit, Sali Çekajt dhe tërësinë e luftës së Koshares në përgjithësi edhe përkundër faktit të autorësisë sime “Kosharja Altari i Lirisë”.

Në emrin tim personal dhe të veteranëve të luftës së Koshares e përgëzojmë botimin e kësaj vepre, autorin si dhe të gjithë ata që ndihmuan me shpresë se në të ardhmen do të vazhdohet me botime të tjera edhe për figurën e heroit Sali Çekaj “Veteranit” për përmasat dhe dimensionet kombëtare të jetës dhe veprës së tij.

 

Audiencë e nderuar

Tani prej jush kërkoj një përqendrim akoma më të shtuar të vëmendjes dhe kjo që dua tua ta them tani shpresoj të mos e harroni kurrë! Kur mendohet të botohet një libër, mendohet të shuhet një injorancë. Kur përurohet një botim libri, hapen dyert për ta fikur gjithë injorancën! Ta bësh një luftë a betejë si i gjallë i saj, ke bërë një sakrificë. Kurse të krijosh një vepër për dëshmorët ke bërë gjithë sakrificën!

Lavdi dëshmorëve të Koshares!

Lavdi jetës dhe veprës së heroit Agim Ramadani!

LAVDI DËSHMOREVE TE KOMBIT!


 

SHOQATA E VETERANËVE TË LUFTES SË KOSHARËS

“ BRIGADA 138 – AGIM RAMADANI “

Prishtinë, KOSOVË

 

 

 

Zyra: SHVL-“ BRIGADA 138 – AGIM RAMADANI “                          11.03.2011

 

 

Memorandum për:  Presidentin e Republikës së  Kosovës

 

 

Lënda: Kërkesë

 

 

Përmbajtja:  I nderuar Z. President!

 

Në kontekst të manifestimit tradicional “DITET E SHQIPES” që shënon Luftën e Koshares dhe përkujton të rënët në këtë luftë, krahas kërkesës për respektimin e traditës së krijuar tanimë,  që të mbahet nen patronatin e Presidentit te Shtetit, ju drejtohemi me  kërkesat ne vijim:

 

1.    Aprovimin dhe futjen e Datës 9 Prill 1999, ne kalendarin e festave zyrtare të Presidentit te Republikës se Kosovës.

 

Po ashtu, ripërsërisim kërkesat për:

 

2.    Rregullimin e infrastrukturës rrugore dhe infrastrukturës arkitektonike për ngritjen e Qendrës Memoriale në lokacionin e Varrezave te Dëshmorëve të Luftës së Koshares në Koshare;

 

3.    Gradimi postmortum, i Heronjve  Sali Çeku dhe Agim Ramadani me gradën e Gjeneralit;

 

4.    Ne ligjin për veteranet të përfshihen edhe veprimtaret ushtarake dhe jo ushtarak te viteve te me hershme te cilët formuan formacionet strukturuara ushtarake me mision lirinë e Kosovës; por që nuk quheshin ende si UÇK por UK, dhe qe ne ditët e luftës funksionuan te organizuar ne formacione institucionale por ne përputhje me marrëveshjen e Oslos;

 

5.      kthehen ne vendlindje, mbetjet mortore te ish-Ministrit te Mbrojtjes së Republikës së  Kosovës, Kolonelit Ahmet Krasniqi;

 

 

Shënim:

Presim që këto kërkesa të publikohen si te realizueshme ne tubimin publik ne përvjetorin e koshares.

 

 

Udhëzimet e koordinimit:

Si staf i kësaj Brigade obligohemi të ofrojmë tërë mbështetjen tonë administrative.

Bashkangjitur keni dhe historiografinë e shkurtër të Brigadës “138-Agim Ramadani”, për informimin tuaj.

 

 

PK: Hisen Berisha

nr.tel. 044 119 054

 
 
 

                                                                                                                                                    Me shumë respekt:

 

                                                                                                                                                    Qamil Jasiqi 

                                                                                                                                                    Kryetarë                                                                                

                                                                                                                                                   SHVL KOSHARE

                                                                                                                                                   “Brigada 138 A. Ramadani”

                                                                                                                                                    E-mail: Diese E-Mail-Adresse ist gegen Spam Bots geschützt, Sie müssen JavaScript aktivieren, damit Sie es sehen können



Të nderuar/a vizitor/e të faqes informative  të Koshares - respektivisht të luftës së Koshares.
Siç e dini, thyerja e kufirit që kishte mbajtur shqiptarët të ndarë, ka qenë një ngjarje, një betejë, një fitore e cila
me plot të drejtë konsiderohet dhe po vuloset në faqet e historisë si fitorja më e madhe dhe më e rëndësishme nga gjithë lufta për
çlirimin e Kosovës.
Do mundohemi të ju ofrojmë informacione të shumllojshme të cilat kanë të bëjnë me luftëtarët e sidomos me Heroin Kombëtar
Agim Ramadanin si dhe njërin ndër themeluesit e UCK-së, Heroin e Kosovës Sali Cekajn.
Që të kemi sa më të kompletuar faqen, kemi nevojë edhe për ndihmën tuaj, ju lutemi na dërgoni fotografi apo materiale të çfarëdo
lloji që dispononi.

Paraprakisht ju falënderojmë për vizitat dhe ndihmat tuaja.

Me nderime

Stafi "Kosharja99"
-------------------------------------------------------------------------------------